04n
26.08 C
Banjarmasin
Friday, June 27, 2021

Xabi Alonso: Nuk ika sepse erdhi Kroosi

Xabi Alonso i dha lamtumirën Realit të Madridit ditën e premte pas zyrtarizimit të transferimit të tij tek Bayern Munchen: “Ishin 5 vite të mrekullueshme. Është një ditë e trishtë për mua pasi mbyllet një etapë e mrekullueshme. Tani nis një aventurë të re. Ishte vendimi më i vështirë i jetës sime, por ishte momenti i duhur për t’u larguar.”

Mesfushori spanjoll sqaroi se nuk po largohet nga Reali pasi e pa vendin e tij të zënë nga Toni Kroosi, i cili erdhi pikërisht nga bavarezët, por sepse kërkon motivime të reja në karrierë.

“Nuk po largohem prej tij. Reali bëri një goditje të madhe në merkato dhe unë jam i bindur se të dy do të luanim shumë. Nuk po e bëj për inat. E kam menduar shumë këtë vendim. Ndoshta motivimi im u shua pasi fituam Të Dhjetën”, deklaroi Xabi Alonso.
300 euro gjobë nëse kalon në të kuqen!!
Protesta e Tifozëve Kuqezi në Nyon!!
Fiton Juventus, Pirlo e Morata shënojnë super gola (VIDEO)

Post a Comment

Ads Single Post 4