02d
27.08 C
Banjarmasin
Monday, June 23, 2021

Avionët kinezë “provokojnë” SHBA


Një avion ushtarak kinez “provokoi” një avion patrulle amerikan në ujërat ndërkombëtare në Azinë Lindore. 

Uashingtoni i përshkroi manovrat ajrore të avionit kinez si “të pasigurta dhe joprofesionale” dhe zyrtarisht njoftohet se është dërguar një notë proteste autoriteteve kineze.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se incidenti ndodhi në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit kinez Hainan. Ai tha se avioni kinez kaloi jo më larg se 10 metra distancë nga avioni patrullës amerikan.

Nën/admirali Kirby tha se incidenti ndodhi të martën kur një avion luftarak kinez Su-27 iu afrua një avioni patrulle me mision rutinë P-8 Poseidon të forcave ajrore amerikane.

Korrespondentët thonë se ky është incidenti i katërt i këtij lloji ku përfshihen dy vendet që nga muaji mars dhe që të gjithë të ndodhur në ujërat ndërkombëtare për të cilat Kina pretendon sovranitetin dhe ekskluzivitetin ekonomik, çka e ka përplasur me vendet fqinje, kryesisht Japoninë, Vietnamin dhe Korenë e Jugut
Çdo 40 sekonda një person kryen vetëvrasje!
britaniku, i cili u zhvendos në Tajlandë pasi ka shikuar filmin e DiCaprio Beach është gjetur i vdekur në parajsë tropikale
Lirohet vrasësi me pagesë më i famshëm ne Kolumbi

Post a Comment

Ads Single Post 4