24 C
en

Urime për festën e nënës.



 Urime per festen e nenes. Te dua nena ime!

1.Mami im, edhe pse vitet po ikin fytyra jote engjellore po mbetet e njejte. Je e dashur me dashurine e cila rritet, nga nje dite ne diten tjeter. Uroj ta dish se ke një vend shume te vecante ne zemren time qe askush tjeter nuk mund ta permbush pervec teje. Ti je e vetmja qe ke duruar te qaren time ne mes te nates dhe ke sakrifikuar oret e gjumit per tu kujdesur per mua. Me ke veshur, me ke zhveshur, me ke lare dhe nuk je lodhur aspak. Prej teje kam mesuar se cdo te thote te duash nje mashkull dhe te vleresosh te qenurit femer. Ti me ke treguar sekretet e jetes, si te jem e sjellshme, e dashur apo indiferente. Ti me ke mbeshtetur kaq e kaq here edhe kur te gjithe ishin kunder meje, me ke falur cdo gabim sikur te mos kishte ndodhur. Mami, nuk mjaftojne ore, dite, muaj, vite dhe tere jeta ime , per te falenderuar per gjithcka qe ke bere per mua. Prandaj, ne kete dite te vecante te uroj gjithcka dhe asgje… Gjithqka qe te ben te lumtur dhe asgje qe te ben te vuaj. Uroj te te kem gjithmone!

2. Gjithmone kam besuar ne dashuri me shikim te pare. Kjo sepse jam dashuruar me ty mami qe ne momentin qe te kam pare per here te pare. Te dua shume.

3. Aq yje sa mban qielli, aq dashuri dhe mirenjohje kam per ty mami im.

4. Faleminderit qe ekziston per ta bere jeten time me te bukur dhe me te lehte. Nese nuk do te ishe ti mami im, une nukja kisha dale ne kete jete! Festofshim bashke te gjitha festat e tua.

5. Nuk e di se cfare kam bere per te merituar ty, por jam e bindur se zoti me ka bere dhuraten me te shtrenjte qe dikush mund te kete. Sa me fat ndihem per ty e shtrenjta ime!

6. Fytyra jote e qeshur shkelqen si diell ne majet e kodrave te larta. Me jep force per te luftuar ne nje dite me shume. Ti je kurajo dhe mbeshtetje qe gjithkush ka nevoje. Jam e bekuar me ekzistencen tende.

7. Nese dikush thote se engjejt nuk ekzisojne, me siguri nuk e ka ndjer dashurine e nenes. Ti je nje engjell qe te jep jete.

8. Faleminderit qe e ben shtepine tone, vendin me te lumtur ku dua te jem. Pa ty asgje nuk do ishte kaq e bukur.

9. Faleminderit qe me do dhe me mesove te dua. Qe me meson. Per keshillat. Per durimin qe gjithmone ke patur me mua. Me beso se e di qe ke punuar fort per te me bere kete qe jam.

10. Nuk e di nese nje dite do te jem mjaftueshem e afte per te falenderuar. Apo qofte edhe per te bere me dije se sa shume une te jam mirenjohese. Fjalet mbesin ne gryke pikerisht kur dua te shpreh gjithcka ndjej. Gjithsesi mami, dua te them qe ne syte e mi nuk me sheh mua, por punen qe ke bere qe te jem kjo qe jam. Ne sjelljet e mia nuk jam une, por vajza qe ti gjithnje ke dashur te jem. Ne triumfet e mia nuk jam une, por kurajoja qe ti ke mundur te me japesh gjithnje. Ngado qe te hedhesh syte ti do shohesh nje pjese tenden. Sepse jam shume krenare per ty, e per te mirat qe kam prej teje! Asnje njeri ne bote nuk do ja kishte dale te me bente keshtu sic jam, pervec teje. Je unike!

Older Posts
Newer Posts

Post a Comment

Ads Single Post 4