Thënie
Fjalë të urta të Mençura
- Shkolla e krijon përvojën, përvoja shkollën kurrë. Rr. Haradinaj/Prishtinë
- Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE
- Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
- Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË
- Dy shaka bëjnë një të vërtetë.
- Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË
- Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG
- Fshati që duket s’do kallauz. KORÇË
- Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG
- Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT
- Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË
- Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI
- Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI
- Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR
- Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG
- Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË
- Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG
- Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT
- Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË
- Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR
- Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS
- Mos e ban penin tra. DIBËR
- Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË
- Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
- Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
- Nuk luan ferra kot. VLORË
- Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
- Nuk qaj se s’dua burrën, po bëj zakone. VLORË
- Po të lavi, të levi dhe bishtin t’a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË
- Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË
- Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË
- S’dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG
- S’i bën mjekra priftërinjtë. JUG
- Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË
- S’mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR
- Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG
- Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG
- Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR
- Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDË
- Barku i gjerë, truri i ngushtë. ELBASAN
- Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
- Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË
- Ç’i do qeni brekët. KORÇË
- Ç’ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET
- Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG
- Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG
- Deti ka ujë boll, po me u pi s’pihet. KOSOVË
- Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG
- E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG
- Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË
- Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
- Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR
- Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
- Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
- Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
- Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR
- Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË
- Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG
- Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG
- Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE
- Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
- Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR
- Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË
- Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR
- Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË
- Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË
- Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË
- Mos bëj petulla me ujë. DIBËR
- Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
- Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË
- Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË
- Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI
- Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË
- Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC
- Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET
- Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG
- Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR
- Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG
- Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
- Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR
- Nuk të thonë: “Qysh ke qenë, po qysh je”. VLORË
- O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH
- Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG
- Peshku në det, kusija në zjarr. JUG
- Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË
- Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË
- Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
- Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN
- Kam inat po nuk kam takat. BERAT
- Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORÇË
- S’mbartet ujë me shportë. SHKODËR
- Si është vendi bëhet kuvendi. VERI
- S’jepet një pelë për një thelë. JUG
- S’ka varfëri i mençuri. JUG
- Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
- Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG
- Të bënin mizat mjaltë, do t’i kishim qypat plot. KORÇË
- Thesi i zbrazët s’qëndron në këmbë. KRUJË
- U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG
- Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORÇË
- Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG
- Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG
- Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG
- Ç’bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
- Më mirë një bole sot se dy bole nesër. KAVAJË
Via
Thënie
Post a Comment