24 C
en

120 fjalë të urta shqipe

 


  1. Amanetin e mban toka. SHKODËR
  2. Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. Dukagjin
  3. Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. Shkodër
  4. Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË
  5. Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
  6. Burri i mirë flet një herë. KRUJË
  7. Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR
  8. Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR
  9. Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË
  10. Pushka don pushkën. TROPOJË
  11. Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJE
  12. Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
  13. Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por kale. SHKODËR
  14. Mbroje atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
  15. Nje zogu që i prishet foleja, hidhet degë më degë. MAT
  16. Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
  17. Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
  18. Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË
  19. Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI
  20. Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin.
  21. Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR
  22. Me pasë bishtin ta presin, mos me pasë ta ngjesin. SHKODËR
  23. Mos e ban penin tra. DIBËR
  24. Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË
  25. Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË
  26. Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR
  27. Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR
  28. Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË
  29. Mos bëj petulla me ujë. DIBËR
  30. S’mbartet ujë me shportë. SHKODËR
  31. Si është vendi bëhet kuvendi. VERI
  32. Thesi i zbrazët s’qëndron në këmbë. KRUJË
  33. Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
  34. Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË
  35. Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR
  36. Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË
  37. Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË
  38. I buti thyen të fortin. SHKODËR
  39. Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni.
  40. Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJË
  41. Atij që nuk e do, i thuaji: “Të hyftë vetja në qejf”. SHKODËR
  42. Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJË
  43. Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm.
  44. S’e lenë hunda me pa larg. KRUJË
  45. Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR
  46. Dami të bëhet mësim. DIBËR
  47. Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
  48. Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË
  49. I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË
  50. Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR
  51. Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR
  52. Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR
  53. Difton fëmija, ç’ka shtëpia. VERI
  54. Bilbili te kafazi s’këndon nga qejfi, po nga marazi. SHKODËR
  55. Burri nuk shtrihet as për së vdekmi. MIRDITË
  56. Ç’hall ke, vështroje. VERI
  57. Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja. SHKODËR
  58. Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet. VERI
  59. Kafshata e huaj të mbet në fyt. SHKODËR
  60. Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. SHKODËR
  61. Leku i huj, peshon rëndë në xhep. PUKË
  62. Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. KRUJË
  63. Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. KRUJË
  64. Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. SHKODËR
  65. Mos u ban mjaltë, se të han mizat. SHKODËR
  66. Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. KRUJË
  67. S’mbahet shpirti me falimnders. VERI
  68. Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJË
  69. Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. KRUJË
  70. Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË
  71. Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI
  72. I mjeri ai që s’mend0n për pleqëri. SHKODËR
  73. Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODËR
  74. Me fal gjakun është burrni. KOSOVË
  75. Me mirë “punë e mbarë”, se “mirë se të gjej”. SHKODËR
  76. Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. TROPOJË
  77. Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. KRUJË
  78. Vure vezën more pulën. KRUJË
  79. Kerkoje punen qe ta gjesh. KUKES
  80. As copën e madhe mos e ha pa u menduar. KRUJË
  81. Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. SHKODËR
  82. Lakmia, lakfyt. PUKË
  83. Lulja e këputun nuk mbin ma. KRUJË
  84. Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. DIBËR
  85. Mos i bjer të mirës me shkelm. DIBËR
  86. U mbush kupa do të derdhet. KRUJË
  87. Unë baj barrën, ti djersin. VERI
  88. Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë. SHKODËR
  89. Nata s’ka shahit. SHKODËR
  90. Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri. SHKODËR
  91. Ç’ka humbe mos e kërko, ç’ke në dorë mos e lësho. KRUJË
  92. Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s’mund ta nxjerrin. SHKODËR
  93. Duhet me i fry lugës para se me të djeg. KRUJË
  94. Fusha ka sy, mali ka veshë. KRUJË
  95. I marri ç’flet nuk din, i urti ç’din nuk flet. VERI
  96. Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri. TROPOJË
  97. Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë. SHKODËR
  98. Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka. KRUJË
  99. Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. SHKODËR
  100. Gjumi natës i randë i bën keq ditës. SHKODËR
  101. E thëna dhe e bëra janë larg. DIBËR
  102. Nuk është ar gjithë që ndrit. VERI
  103. Armiku s’pritet me fjalë, por me plumb. KRUJË
  104. Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI
  105. Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJË
  106. Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJË
  107. Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI
  108. Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI
  109. Çilet dera, rritet ndera. VERI
  110. Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI
  111. Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR
  112. Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR
  113. Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË
  114. Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË
  115. Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË
  116. Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË

PËRGATITUR NGA : SHQIP.INFO

Older Posts
Newer Posts

Post a Comment

Ads Single Post 4