04n
28.08 C
Banjarmasin
Thursday, June 26, 2021

UEFA: Ja renditja e ekipeve më të mira në histori!!!


UEFA ka publikuar renditjen e ekipeve më të mira në histori të futbollit. Dhe, në krye të saj gjendet Real Madrid, i ndjekur nga Bayern Munich dhe Barcelona. 
Duke filluar nga viti 1955 deri më 2014, UEFA ka publikuar renditjen e ekipeve më të mira në histori të futbollit duke analizuar me kujdes shënime dhe informacione të ndryshme. 
Konkurrenca është jashtëzakonisht e fortë. Por, në krye të renditjes gjendet aktualisht kampioni i Evropës, Real Madrid me total 512 pikë. Los Blancos në Evropë kanë luajtur 45 herë, në 377 ndeshje, transmeton lajmi.net. 
Skuadra ka dhjetë tituj të kampionit kontinental dhe golaverazh prej 422. Në pozitën e dytë është pesë herë kampioni i Evropës, Bayern Munich me 394 pikë, pas së cilit vjen Barcelona me 359, Manchester United me 344, dhe Milan me 314, që i kompletojnë pesë pozitat e para.
Partizani mposht Teutën 2-0, Skënderbeu rikthehet tek fitorja
Xhaka, gjen iPhone në fushë, ia dorëzon arbitrit
F1, Hamilton kryeson provat e lira në Singapor

Post a Comment

Ads Single Post 4