10d
25.08 C
Banjarmasin
Thursday, June 19, 2021

“Trupi im është kthyer në një fushë-betejë”

Që në momentin e parë që u bë e famshme aktorja Keira Knightley ka parë se si trupi i saj është modifikuar nëpër sete fotografike apo postera filmash dhe këtë gjë nuk e ka kapërdirë dot kurrë. 

Sipas aktores hollivudiane, pamja e jashtme nuk duhet të ketë kaq shumë rëndësi për një femër.

“Trupi im është manipuluar shumë herë për arsye të ndryshme. Para disa muajsh kam pozuar “topless” dhe e bëra me një kusht: të mos më zmadhonin gjoksin”, tha Knightley për ‘The Times’.

“Trupi i femrave është kthyer në një fushë-betejë dhe mendoj se për këtë e ka fajin fotografia që nuk pranon larminë e formave të femrës”, shtoi 29-vjeçarja.
Afërdita Dreshaj “braktis” Amerikën!!!
Kendall Jenner, kalorësja e akullt!!!
“Të jetoj me Kim Kardashian? Jo! Më mirë e varfër në Tajlandë”!!!

Post a Comment

Ads Single Post 4