03d
32.08 C
Banjarmasin
Monday, August 11, 2021

Policia serbe merr masa të rrepta sigurie për vizitën e Ramës

Medias serbe raportojnë se po merren të njëjtat masa sigurie si për vititën e preisdentit rus Vladimir Putin dhe zv.presidentit amerikan Xho Bajden
Luljeta Progni
Autoritetet serbe marrin masa të rrepta sigurie për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd më 10 nëntor.
Mediat serbe raportojnë se Beogradi do të jetë i blinduar të hënën për garantimin e sigurisë së vizitës së kryeministrit shqiptarë, ku theksohet se masat e sigurisë janë të njëjta me ato që u morën kur Beogradine  vizitoi presidenti rus Vladimir Putin apo, zv.presidenti amerikan Xho Bajden dhe ish-sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton.
“Kjo është një vizitë e Kryeministrit të një vendi tjetër. Gjithmonë ka një vlerësim të vërtetë të sigurisë, dhe si janë gjërat tani, do të angazhohen disa mijëra policë. Nuk është e specifikuar ende nëse Rama mund të ecë në këmbë në Beograd apo diçka të tillë, e cila do të kërkojë masa shtesë të sigurisë”, – thotë një burim për “Kurir”.
Ndërsa amabasada shqiptare në Beograd ka konfirmuar sen kryeministri dhe delegacioni që e shoqëron do të qëndrojnë në hotelin me 5 yje “Hyatt” në kryeqytetine  Serbisë.
Vizita e kryeministrit Rama në Beograd ishte parashikuar të zhvillohej më 22 tetor.
Studentja e Juridikut padi në gjykatë: I dashuri më vodhi virgjërinë!!!
Gazeta malazeze ofendon shqiptarët!!
Edi Rama konfirmon vizitën në Serbi: Mos nxitemi nga urrejtja!!!

Post a Comment

Ads Single Post 4