04d
30.08 C
Banjarmasin
Monday, June 23, 2021

Ikja eventuale e Britanisë nga BE-ja - “katastrofë”!!!

Largimi eventual i Britanisë nga Bashkimi Evropian do të ishte “katastrofë” edhe për vetë atë, edhe për bllokun 28-anëtarësh, ka thënë kryeministri i Italisë, Matteo Renzi. 
Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se do të rinegociojë lidhjet e Britanisë me BE-në, pëpara referendumit për anëtarsinë më 2017, nëse konservatorët e tij rizgjidhen vitin e ardhshëm. 
Cameron favorizon mbetjen në një BE të reformuar, por ka paralajmëruar se betejat e fundit, përfshirë rritjen e kontributit britanik në buxhetin e BE-së, e kanë bërë të vështirë për Britaninë që të mbetet brenda bllokut. “Kjo do të ishte katastrofë, katastrofë për Evropën, por besoj edhe për vetë Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Renzi për Sky News.  “Ne kemi nevojë për një Britani që të investojë në ide të ndryshme në Evropë”, ka shtuar ai.
Tepelenë, asgjesohen 300 rrënjë kanabis
Vrasja e Santos, shkarkohet polici
Skandali seksual, shefi i policisë-emigrantes: Bëj seks me mua të të ndihmoj

Post a Comment

Ads Single Post 4