04n
26.08 C
Banjarmasin
Wednesday, July 30, 2021

Elbasan, nënë e bir rrahin kryefamiljarin!!!

Nënë e bir po ndiqen penalisht, nën akuzën e dhunës në familje ndaj kryefamiljarit. 
56 vjeçari R.C., nga Elbasani, bëri denoncim në polici ndaj djalit 30 vjeçar A.C., dhe ndaj gruas së tij H.C., 50 vjeçe, duke thënë se është dhunuar fizikisht prej tyre. 
Burime zyrtare nga policia thanë se 56 vjeçari dehej vazhdimisht, shkonte në shtëpi dhe konfliktohej me djalin dhe të shoqen, duke ua bërë jetën të pamundur. 
Të mërzitur nga sjellja e kryefamiljarit, djali me të ëmën kanë debatuar me fjalë por përballë reagimit të ashpër të tij e kanë rrahur, si formë ndëshkimi dhe mësimi për të. 
Në këto kushte i dhunuar, 56 vjeçari bëri denoncim në polici për djalin dhe gruan, duke bërë që ndaj tij të plotësohet kërkesë- padia për lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes.
Me flamur kombëtar në mes të Beogradit
Atmosferë e qetë në Beograd
Lorik Cana: Allahu qoftë me ne sot!

Post a Comment

Ads Single Post 4