04d
31.08 C
Banjarmasin
Saturday, June 21, 2021

Çfarë i dallon ftohjen dhe gripin

Tash, kur jemi në sezonin e gripit dhe të ftohjeve, që do të zgjatë deri në mes të pranverës, duhet përkujdesur për forcimin e sistemit imun, sepse është kyç në zgjidhjen e të gjitha problemeve shëndetësore, prandaj edhe të grupit dhe të ftohjeve. Nuk guxoni kurrsesi t’i injoroni këshillat e mjekëve për sa i përket parandalimit të sëmundjeve respiratore, që bazohen në pastrimin e duarve (sepse numri më i madh i viruseve shpërndahet përmes kontaktit direkt) dhe shmangies së personave të infektuar. Shumica e nejçëve nuk e dinë dallimin midis gripit dhe ftohjes, e pikërisht kjo është kyçe në zgjedhjen e terapisë. Me rëndësi është t’i njihni simptomat e para të gripit, sidomos kur bëhet fjalë për personat nga sëmundjet kronike. Për dallim nga ftohja, simptomat e gripit shfaqen papritmas, përfshirë rritjen e temperaturës trupore, dhimbjet e kokës, lodhjen dhe plogështinë, dhimbjet në nyja, muskuj dhe sy, lëkurën e ngrohtë dhe të skuqur, sytë e skuqur, kollën e thatë dhe dhimbjet në fyt. Nëse nuk reagoni me kohë, gripi shkakton infeksion në mushkëri, veshë dhe sinuse, dehidrim dhe çrregullim në sëmundjet si në astmë dhe diabet. 
Shëroni gurin në veshka për dhjetë ditë!!!
Ushqimet për një lëkurë të bukur!!!
Si të parandaloni lotimin e syve nga i ftohti!!!

Post a Comment

Ads Single Post 4