01d
33.08 C
Banjarmasin
Thursday, May 29, 2021

Karrota edhe gjethet, ja se çfarë shërojnë


Dimë se karrota është mjaft e nevojshme për organizmin tonë, por edhe gjethet e tyre janë mjaft të dobishme, ndaj këshillohet që të mos hidhen. Gjethet e karrotës kanë paksa shije të hidhur, por janë të shëndetshme për organizmin e njeriut. Këto gjethe të gjelbra janë përplot me klorofil, i cili ndikon duke pastruar mëlçinë dhe gjithë trupin e njeriut. Në bazë të disa kërkimeve të fundit është arritur në përfundimin se gjethet e karrotës ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe zhvillimin e tumoreve dhe janë përplot me antioksidues. Është më e lehtë që ti konsumoni të përziera me ndonjë lëng të ëmbël, sidomos me lëngun e mollës. Ato janë plot me vitamina dhe minerale, teksa përmbajnë vitamina K më shumë se secila perime tjetër, vitaminë kjo shumë e rëndësishme e cila ndihmon në shërimin e plagëve, njollave, ënjtjeve dhe skuqjeve. Gjethet e karrotës nuk janë helmuese, por mbajnë furokumarinë që te disa njerëz mund të shkaktojë reaksion alergjik. Konsumimi i gjetheve të karrotës është i dobishëm pasi përmbajnë kalium, që është i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular. Vetëm gjethet e karrotës mbajnë gjashtë herë më shumë vitamina C, sesa vetë perimja.
Ushqimet e shëndetshme që duhet t'i hani kur punoni shumë!!!
Ja çfarë duhet të pini për ta larguar sklerozën!!
Tash edhe burrat mund të ndjejnë goditjet e foshnjës në barkun e tyre (video)

Post a Comment

Ads Single Post 4