24 C
en

Burri me kokën mbrapsht

Një burrë brazilian i lindur me handikape të rënda fizike ka kaluar të gjitha pengesat dhe ka mbaruar shkollën duke u bërë një llogaritar i zoti.

37-vjeçari Claudio Vieira de Oliveira ka lindur me qafën e përthyer mbrapa dhe me duar e këmbë të deformuara.

Doktorët kishin këshilluar mamanë e tij që mos ta ushqente kur ishte foshnje pasi besonin se nuk kishte shanse për mbijetesë, por Claudio ka treguar se mjekët e kishin gabim.

Ai tha: “Që kur kam qenë i vogël kam punuar dhe studiuar shumë. Nuk më ka pëlqyer kurrë që të jem i varur nga të tjerët. Nuk më duket vetja ndryshe, jam një njeri normal. Ndez vetë televizorin, radion, punoj në kompjuter…”


Older Posts
Newer Posts

Post a Comment

Ads Single Post 4