04n
25.08 C
Banjarmasin
Thursday, June 26, 2021

Napoli jashtë Champions

Arsenal, Leverkusen, Athletic Bilbao, Ludogorets dhe Malmo janë skuadrat e fundit që kanë marrë biletën për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ndërkohë që jashtë këtij grupi mbetet skuadra e Napolit.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Hamsik, italianët e drejtuar nga Benitez bënë shumë gabime në mbrojtje, duke i dhënë mundësinë Bilbao-s të barazojë dhe të shënojë 2 herë me Aduriz. Golin i Gomez në minutën e 74 vulosi kualifikimin e skuadrës spanjolle, ndërkohë që Napoli do të vazhdojë në Europa Ligë.

Arsenali mundi me vështirësi 1-0 turqit e Beshiktash, rezultat që i mjaftoi londinezëve për të qenë pjesë e Champions-it edhe për këtë sezon.

Leverkusen shkatërroi 4-0 në gjermani Kopenhagenin, duke e çuar rezultatin final në 7-2, ndërkohë që suedezët e Malmo mundën 3-0 në fushën e vet skuadrën austriake të Salzburgut.

Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve do të hidhet ditën e premte.
Luis Suarez, gati për 'El Clasico'-n!!!
FSHF: Ja hapat ligjorë të ndërmarrë në Zvicër!!!
Vuçiç: Vizitën e shtymë për të mbrojtur interesat e Serbisë, shqiptarët të mburren për drone e flamuj !!!

Post a Comment

Ads Single Post 4